Taulant Balla-Lulzim Bashës: Nuk po ndryshojmë ligjin, rregullorja në linjë me Kushtetutën

Shqipëria

Taulant Balla-Lulzim Bashës: Nuk po ndryshojmë ligjin, rregullorja në linjë me Kushtetutën

Më: 18 janar 2018 Në ora: 13:54
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa ka folur sot për ndryshimet në nenin për rregulloren e Kuvendit, i ka kthyer përgjigje kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe akuzave të forta që bëri ai sot në adresë të Ramës.

“Më vjen keq që Basha nuk dallon rregulloren nga ligji. Më vjen keq që personi që ka folur sot, Lulzim Basha, nuk ditka që ne e kemi votuar me 140 vota ndryshimet kushtetuese”- tha ai.

Sipas tij, ndryshimi në rregulloren është vetëm për Kuvendin. “Më 22 korrik të vitit 2016 kemi bërë ndryshime kushtetuese për kufizimin e imunitetit të deputetit, Lulzim nuk po ndryshojmë ligj, po sjellim vetëm rregulloren në linjë me kushtetutën”- tha Balla, teksa mori në analizë gjithë propozimet për ndryshim, në nenin përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat