Vrasja e Ivanoviç, reagon Basha: Akt i pastër kriminal, atentat ndaj dialog në Kosovë

Shqipëria

Vrasja e Ivanoviç, reagon Basha: Akt i pastër kriminal, atentat ndaj dialog në Kosovë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:18
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dënuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë ku u qëllua për vdekje Oliver Ivanoviç. Basha e quan një akt të pastër krimina vrasjen, e sipas tij nuk duhet të ndikojë në procesin mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.

Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proceseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.

Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe procesin e paqëtimit në Kosovë.

Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve.?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat