Vasili: Rama asgjësoi ONM, BE dhe SHBA të reagojnë, ndryshe ...

Shqipëria

Vasili: Rama asgjësoi ONM, BE dhe SHBA të reagojnë, ndryshe ...

Më: 15 janar 2018 Në ora: 20:07
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ju ka bërë apel ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, që të reagojnë pasi kryeministri Rama ka shkatërruar përfundimisht Reformën në Drejtësi.

Pasi foli në Kuvend, Vasili ka shkruar sërish në Facebook, se Rama ka asgjësuar edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), pasi ky i fundit dha opinion negativ për disa nga kandidatët e shoqërisë civile.

Vasili i ka bërë thirrje BE-së dhe SHBA-ve të reagojnë, pasi situata në Shqipëri është mjaft e rëndë.

Ja postimi i Vasilit

Kryeministri e asgjesoi ONM-ne. BE dhe SHBA flisni sot, neser eshte shume vone...

Kryeministri shkaterroi perfundimisht reformen ne drejtesi duke asgjesuar edhe Operacionin Nderkombetar te Monitorimit (ONM).

ONM ishte garancia nderkombetare e kushtetuese e reformes ne drejtesi.

ONM ka dhene opinion negativ per disa kandidate te shoqerise civile,por mekembesi i kryeministrit,sekretari i pergjithshem i kuvendit te shqiperise, i perbuz,nuk pyet fare dhe i konsideron normal.

Edi Rama e perzuri perfundimisht edhe monitorimin nderkombetar nga reforma ne drejtesi.

BE dhe SHBA garantuan shqiptaret se ONM do te ishte syri i tyre ne reformen ne drejtesi ndaj i besuam dhe e vume ne Kushtetute.

ONM u asgjesua nga kryeministri me qellimin e vetem qe ai ka: kapjen e drejtesise.

Pra BE dhe SHBA nuk kane me sy ne zbatimin e paanshem te reformes ne drejtesi.

Kujt ti besojme tani ????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat