Kryeministri ”Santa Claus” tërheq vëmendjen e medias së huaj

Shqipëria

Kryeministri ”Santa Claus” tërheq vëmendjen e medias së huaj

Më: 10 janar 2018 Në ora: 17:33
Kryeministri shqiptar Santa Claus

Dalja e kryeministrit Edi Rama i veshur si “Santa Claus’’, në një prej emisioneve më të ndjekura për publikun shqiptar ka tërhequr vëmendjen e medias rajonale dhe më gjerë duke u publikuar nga rreth 14 agjenci të ndryshme.

Fillimisht lajmi u publikua nga agjencia zyrtare armene e lajmeve ‘Armen Press’ me titullin “Soft News : “Santa Claus” Prime Minister of Albania ( Kryeministri shqiptar Santa Claus).

Më pas ajo u publikua edhe nga shumica e agjencive të rajonit si ajo kroate HINA, ajo bullgare BTA, agjencia zyrtare rumune e lajmeve Agerpres dhe ajo boshnjake FENA.

Ky lajm u transmetua edhe nga agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA), ajo maqedonase MIA.

Ky lajm tërhoqi vëmendjen edhe të agjencisë së njohur zyrtare koreano-jugore, Yonhap, asaj libiane LANA dhe libaneze, NNA.

Kryeministri Santa Claus, u pasqyrua edhe në faqen e Aleancës së Agjencive të Lajmeve të vendeve të Ballkanit  dhe Evropës Juglindore (ABNA-SEE), një organizatë e rëndësishme që ka si anëtare të saj agjencitë e lajmeve më prestigjoze dhe të fuqishme të Ballkanit dhe Europës Juglindore. Gjithashtu, lajmi u publikua edhe në faqen e  organizatës së agjencive të lajmeve të vendeve të Detit Mesdhe, AMAN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat