Shqiptarët në Mal të Zi: Tirana zyrtare e Prishtina nuk e kanë ngritur kurrë zërin për ne!

Shqipëria

Shqiptarët në Mal të Zi: Tirana zyrtare e Prishtina nuk e kanë ngritur kurrë zërin për ne!

Më: 8 janar 2018 Në ora: 08:55
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, i cili drejton këtë komunë që nga viti 2016, njëherazi edhe drejtues i Forcës së Re Demokratike pjesë e koalicionit qeverisës në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” është shprehur se edhe pse shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë “as Tirana zyrtare, as Prishtina nuk e kanë ngritur zërin asnjëherë për ne, për mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë“.

Një pjesë nga intervista:

“Në Mal të Zi ndryshe nga Shqipëria, kryetari i komunës zgjidhet nga Kuvendi Komunal dhe ky kuvend zgjidhet nga qytetarët. Problemet e shqiptarëve në Mal të Zi janë të shumta duke nisur që nga mungesa e përfaqësimit politik, pasi reformimi i sistemit zgjedhor që ëshët pak vite më parë ka ulur në mënyrë drastike përfaqësimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Nëse më parë partitë shqiptare përbënin 3-4 deputetë, sot kanë vetëm 1 edhe pse shqiptarët përbëjnë 5 % të popullsisë. Diskriminimi politik në të shkuarën dhe ekonomik në të tashmen ka bërë që të vazhdojë plaga e rëndë e emigracionit dhe të rinjtë në mungesë të prespektivës vijojn largimet nga trojet e tyre drejt të afërmeve që i kanë në Diasporë, kryesisht SHBA.

Përçarja na dobëson, bashkimi bën fuqinë. Forca e Re Demokratike që është partia kryesore shqiptare në Mal të Zi vazhdimisht bën thirrje për bashkim dhe krijim të një liste unike shqiptare. Në çdo rast, ne e kemi mbajtur hapur derën për bashkëpunim me partitë e tjera shqiptare rivale, sikurse ndodh edhe tani me qeverisjen e Ulqinit“, është shprehur Cungu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat