Protestë para asamblesë së PS, të rinjtë e PD i tregojnë Ramës “peshqit e mëdhenj”

Shqipëria

Protestë para asamblesë së PS, të rinjtë e PD i tregojnë Ramës “peshqit e mëdhenj”

Më: 6 janar 2018 Në ora: 12:40
Pamje nga protesta

Teksa vijon mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, një grup të rinjsh të Partisë Demokratike kanë zgjedhur të protestojnë.

Ata janë parë sot jashtë kompleksit ku mblidhen socialistët me kallama në duar teksa peshkojnë, duke ilustruar me disa foto të deputetëve socialistë në formën e peshkut.

Me sa duket të rinjtë kanë dashur të përçojnë mesazhin se kush ishin peshqit e mëdhenj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat