Festë në PD, Patozi thumbon Bashën: Nuk ngjall shpresë

Shqipëria

Festë në PD, Patozi thumbon Bashën: Nuk ngjall shpresë

Më: 5 janar 2018 Në ora: 19:23
Astrit Patozi dhe Lulzim Basha

Ish-deputeti i PD Astrit Patozi nuk ka lënë pa kritikuar kreun e Partisë, Lulzim Basha edhe në përvjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike. Në 27-vjetorin e themelimit të gazetës së parë opozitare në vend, Patozi tha se Basha nuk ngjall shpresë.

Patozi: Sot është ditë e gëzueshme, evitohen fjalët e hidhura, jam këtu për të nderuar RD, jo si gazetar por si njeri në Shqipëri që di çfarë është liria e medias. Dikur në përvjetorët e gazetës ftoheshin gazetarët, tani i fton partia, nuk është shenjë e mirë për PD e udhëhequr nga Basha, as për gazetën.  Duke kujtuar ditën e parë të RD mendoj se nuk është e vështirë magjia që bëri që shqiptarët e prisnin si thesar, nuk ka magji, ka qenë etja për shpresë, atëherë shqiptarët e kuptuan shpresën tek opozita. Sot opozita e Bashës nuk është në këtë lartësi për të ngjallur shpresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat