Të dënuar për shpërndarje droge dhe plagosje, çfarë nuk dihet për autorin dhe të plagosurin sot në Institut

Shqipëria

Të dënuar për shpërndarje droge dhe plagosje, çfarë nuk dihet për autorin dhe të plagosurin sot në Institut

Më: 5 janar 2018 Në ora: 18:39
Ilustrim

Të tjera detaje janë zbuluar rreth autorit dhe të plagosurit me tre plumba paraditen e sotme në Institut. “Panorama” bën me dije se i plagosuri 40 vjeç i identifikuar si Korab Peposhi rezulton të jetë me precedentë penalë të mëparshëm. Korab Peposhi  së bashku me një tjetër shtetas shqiptar janë arrestuar në vitin 2011 për shpërndarje droge në shtetin fqinj, Itali. Dy shqiptarët janë arrestuar në qendër të qytetit të Savonës, në rrugën “Gramsi” dhe në momentin që janë ndaluar nga policia, njeri prej tyre ka dashur të hedh një qese plastike ku ishte futur droga. Gjithashtu mësohet se Peposhit i është sekuestruar nga policia edhe një kartë identiteti false, në të cilën ai paraqitej si shtetas rumun. Sipas policisë italiane vlera e drogës që dy shqiptarët kishin me vete arrin në rreth 7 mijë euro. E ndërsa i dënuar më herët për plagosje rezulton të jetë edhe autori i dyshuar për plagosjen e sotme  të Korab Peposhit.

Fredi Rrushi është dënuar me 5 vite burg në vitin 2016, për ngjarjen e ndodhur në 28 dhjetor të vitit 2015 rreth orës 19:00, në vendin e quajtur bulevardi “Blu”, pranë vilës nr.23 Kamëz. Të pandehurit Amarild Dushku dhe Fredi Rrushi pas një debati për hedhjen e fishekzjareve janë konfliktuar fizikisht me të dëmtuartit Klevis Halili dhe Jurges Mullaj. Me ndërhyrjen e personave të tjerë banorë të zonës fillimisht ata janë ndarë, por pas pak çaste më vonë ndërsa shtetasit Klevis Halili, Jurges Mullaj dhe Ilir Mullaj po qëndronin në këmbë përpara “Viles nr.23”, duke diskutuar në lidhje me konfliktin e ndodhur, pranë tyre është afruar një mjeti tipit “Benz” me targa gjermane DO 107 C, i drejtuar nga i pandehuri Amarild Dushku dhe në vendin e parë nga ana e pasagjerit ka qënë i ulur i pandehuri tjetër Fredi Rrushi, ku është qëlluar me breshëri nga brenda me një armë zjarri në drejtim te shtetasve Klevis Halili dhe Jurges Mullaj, shkruan Panorama. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të dëmtuar me plagë në trup Klevis Halili dhe Jurges Mullaj, të cilët menjëherë janë transportuar për në spital për ti dhënë ndihmën mjekësore, ndërsa të pandehurit janë larguar menjëherë me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes, i cili është gjetur i braktisur më vonë nga shërbimet e policisë. Shkaku i këtij konflikti ka qënë veprimi i një prej të dëmtuarve Jurges Mullajit, i cili ka hedhur një fishekzjarr në afërsi të një bilardoje ku ndodhej i pandehuri Amarlild Dushku, i cili pasi e ka sharë këtë të fundit, janë goditur midis tyre me grushta e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit. Ka qënë i pandehuri Amarild i cili ka kërkuar ndihmë të pandehurit tjetër Fredi Rrushi, i cili ka shkuar për të sqaruar këtë konflikt fizik, pasi i dëmtuari tjetër Klevis Halili ishte i njohuri i tij, ndërkaq dhe një i afërmi i tyre, Liri Halili,është përpjekur për të qetësuar për një moment këtë konflikt midis tyre. Rushi është shpallur në kërklim, dhe policia po punon për kapjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat