Ambasadori italian Cutillo takim me kryeprokuroren Marku

Shqipëria

Ambasadori italian Cutillo takim me kryeprokuroren Marku

Më: 5 janar 2018 Në ora: 10:31
Kryeprokurorja Arta Marku me ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo

(E plotësuar) - Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo.

Takim është zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa bëhet e ditur se ambasadori ka keruar goditjen e grupeve kriminale që operojnë mes Italisë dhe Shqipërisë.

"Hetim të përbashkët të dosjeve të shtetit italian dhe shqiptar, si dhe mbështetja e Italisë për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Mbështetja e Prokurorisë në goditjen e grupeve kriminale qe operojnë mes Italisë e Shqipërisë", mësohet të jetë shprehur Cutillo.

Marku, vetëm një ditë pasi u vu në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pati takim me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili e inkurajoi për hetime ndaj personave të rëndësishme, të cilët janë përfshirë në veprimtari korruptive

Arta Marku takim me ambasadorin italian

Kryeprokurorja Arta Marku ka takuar sot ambasadorin italian Alberto Cutillo rreth 30 minuta në Prokurorinë e Përgjithshme.

Takimi Cutillo- Marku ka pasur ne fokus diskutime për hetime të përbashkëta mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas njoftimit, thuhet se diskutimet janë përqendruar edhe në mbështetjen e Italisë për goditjen e kriminalitetit ne Shqipëri si dhe për zbatimin e Reformës ne Drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat