Kryeprokurorja Arta Marku bën lëvizjen e radhës në Prokurorinë e Përgjithshme

Shqipëria

Kryeprokurorja Arta Marku bën lëvizjen e radhës në Prokurorinë e Përgjithshme

Më: 5 janar 2018 Në ora: 09:31
Arta Marku

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, kur ka më pas se një muaj në krye të këtij institucioni, ka bërë edhe lëvizjen e radhës.

Siç bëhet e ditur, ajo ka emëruar këshilltar në kabinetin e saj prokurorin Besnik Cani. Mësohet se Cani aktualisht është prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që më parë ka qenë në Prokurorinë e Shkodrës.

Më herët, Marku ka bërë edhe disa lëvizje të tjera në Prokurori, ku vlen për tu theksuar ndryshimi i kreut të Prokurorisë së Tiranës.

Lëvizjet e tjera 

Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku firmosi vendimin për caktimin e prokurorit Dritan Rreshka në pozicionin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë, drejtuesi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, do të vijojë komandimin si prokuror sektori, i ngarkuar per çështje të veçanta, pranë Prokurorisë së kryeqytetit.

Pak pas ardhjes ne detyre, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku, ka komanduar në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit, znj. Alketa Zifla, e cila ushtronte funksionet e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat