Aplikimi për vizë amerikane, këto janë detajet që duhet të dini

Shqipëria

Aplikimi për vizë amerikane, këto janë detajet që duhet të dini

Më: 4 janar 2018 Në ora: 17:09
Ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada amerikane në Tiranë jep informacion në lidhje me procesin e aplikimit për vizë.

Po mendoni të aplikoni për vizë gjatë 2018-s? Keni pyetje rreth procesit të vizave? Më pyesni! Jam Anna! Do të jem këtu çdo të enjte gjatë gjithë vitit dhe do të jem më se e lumtur t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me vizat! #AskAnna #PyetAnën

Pyetjes së një qytetari se çfarë dokumentesh duhen për të përfituar një vizë punësimi për në amerikë, konsullja i është përgjigjur: 

“Vizat e punës janë të specifikuara: ju duhet të jeni i kualifikuar për punën; punëdhënësi t’ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar ai vjen tek ne për shqyrtimin e vizës. Pra, niseni procesin me punëdhënësin në SHBA”.

Çdo vit fiskal (1 tetor – 30 shtator), p?raf?rsisht 140,000 viza q? p?rfitohen nga pun?simi mund?sohen p?r aplikant?t e kualifikuar n?n dispozitat e ligjit t? SH.B.A.-s? p?r emigracionin.  Vizat q? p?rfitohen nga pun?simi ndahen n? pes? kategori preference.  Disa bashk?short/e dhe f?mij? mund t? shoq?rojn? emigrant?t q? marrin viz? t? p?rfituar nga pun?simi.

Punonjësit e Përkohshëm

Klasifikimet

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo-emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Disa prej këtyre kategorive janë të kufizuara nga një numër i caktuar në vit, të cilat do të vërehen në kllapa () si më poshtë:

H-1B – Vizat e klasifikuara H-1B i aplikohen personave me një profesion të specializuar i cili kërkon aplikimin teorik dhe praktik të një sërë njohurish tepër të specializuara, njohuri për të cilat kërkohet përfundimi i një kursi specifik të një arsimi më të lartë. Ky klasifikim kërkon një dëshmi pune lëshuar nga Sekretari i Punës (65,000). Gjithashtu ky klasifikim aplikohet në rastet e punës kërkimore dhe për zhvillim midis dy Qeverive, ose prejekteve për bashk-prodhim të administruara nga Departamenti i Mbrojtjes (100); Ju lutemi të shqyrtoni broshurën e të drejtave dhe mbrojtjes për punëtorët e përkohshëm, të krijuar nga Ëilliam Ëilberforce në Mbrojtje të Viktimave të Trafikuara sipas Aktit të vitit 2008.

H-1C Vizat e klasifikuara H-1C i aplikohen infermierëve të huaj që vijnë për të kryer shërbime nëpër spitale për një periudhë të përkohshme deri në tre vjet. Akti Amerikan i Lehtësimit Infermierik për Zonat e Pa-avantazhuara (NRDAA në Anglisht) i vitit 1999, është i ri-autorizuar edhe për tre vjet të tjerë, dhe do të skadojë në 20 Dhjetor 2009. Për të mësuar më shumë rreth ri-autorizimit të kategorisë H-1C, lexoni Publikimin për Shtyp të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare.

H-2A – Vizat e klasifikuara H-2A i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të agrikulturës;

H-2B – Vizat e klasifikuara H-2B i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të jo-agrikulturor. Ky klasifikim kërkon një çertifikatë pune të lëshuar nga Ministria e Punës (66,000);

H-3 – Vizat e klasifikuara H-3 i aplikohen personave që trajnohen për punë të ndryshme, por jo për ata që trajnohen për mjeksi apo akademi. Ky klasifikim i aplikohet gjithashtu edhe personave që trajnohen për edukimin e fëmijëve handikapatë (50);

L – Vizat e klasifikuara L i aplikohen personave që shpërngulen nga njëra degë e kompanisë ku punojnë në një degë tjetër në SH.B.A. të cilët, brenda 3 (tre) viteve të mëparshëm, kanë punuar jashtë në vazhdimësi për 1 (një) vit, dhe që do të punësohen në një degë apo filial të të njëjtit punëdhënës në SH.B.A., në menaxhim, ekzekutiv ose në punë të ndryshme të specializuara; Ju lutemi të shqyrtoni broshurën e të drejtave dhe mbrojtjes për punëtorët e përkohshëm, të krijuar nga Ëilliam Ëilberforce në Mbrojtje të Viktimave të Trafikuara sipas Aktit të vitit 2008.

O-1 – Vizat e klasifikuara O-1 i aplikohen personave që kanë aftësi të jashtëzakonshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jashtëzakonshme në fushën e televizionit dhe të ekranit;

O-2 – Vizat e klasifikuara O-2 i aplikohen personave që shoqërojnë mbajtësin e vizës O-1, të cilët ndihmojnë atë në një shfaqje artistike apo aktivitet atletik;

P-1 – Viza e klasifikuar P-1 i aplikohet një atleti ose një skuadre atletësh, ose anëtarëve të një grupimi zbavitës të cilët janë të njohur në tërë botën (25,000);

P-2 – Vizat e klasifikuara P-2 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi shkëmbimi reciprok;

P-3 – Vizat e klasifikuara P-3 i aplikohen artistëve të cilët do të shfaqin sipas një programi i cili është kulturalisht unik (e njëjtë si vizat P-1); dhe

Q-1 – Vizat e klasifikuara Q-1 i aplikohen pjesmarrësve në një program shkëmbimi kulturor ndërkombëtar për qëllim që të përfitojnë trajnim praktik, punësim, dhe që të shkëmbejnë historinë, kulturën, dhe traditat e vendit të aplikantit.

Peticionet

Në mënyrë që të konsiderohet si një jo-emigrant, në klasifikimet e mësipërme, punonjësi ose agjenti i ardhshëm i aplikantit duhet të dorëzojë formularin I-129, Peticion për Punonjës të Përkohshëm, në Shërbimet Amerikane të Qytetarisë dhe Emigracionit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (USCIS në Anglisht). Shënim i Rëndësishëm: Është shumë e rëndësishme për punëdhënësit e ardhshëm të dorëzojnë peticionin sa më shpejt të jetë e mundur (por jo më shumë se 6 muaj përpara se të fillojë puna e propozuar) për të dhënë më shumë kohë për procesimin e peticionit dhe pastaj të vizës. Nëse ju duhet një procesim më të shpejtë, lexoni Shërbimin e Procesimit Premium në faqen e Internetit të USCIS. Sapo të aprovohet, punonjësit apo agjentit i dërgohet një Akt Njoftim, formulari I-797, njoftimi për aprovimin e peticionit. Gjithsesi, formulari I-797 nuk nevojitet më kur të aplikoni për vizë, sepse aprovimi i peticionit verifikohet tashmë në sistemin e Departamentit Amerikan të Shtetit që quhet Shërbimi i Menaxhimit të Informacionit të Peticionit (PIMS në Anglisht). Në mënyrë që të verifikohet aprovimi i peticionit, neve do të na duhet numri i pranimit të peticionit tuaj të aprovuar, prandaj ju lutemi merrni masat të keni këtë numër kur aplikoni për vizë. Duhet pasur parasysh që aprovimi i peticionit nuk do t’i garantojë lëshimin e vizës një aplikanti që gjindet i papranueshëm nën parashikimet e Aktit Amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat