U kap me 863 mijë euro në makinë, Aplei liron nga burgu Orest Sotën

Shqipëria

U kap me 863 mijë euro në makinë, Aplei liron nga burgu Orest Sotën

Më: 4 janar 2018 Në ora: 12:22
Orest Sota

Apeli i Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për biznesmenin Orest Sota, nga “Arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Seanca mësohet se është zhvilluar paraditen e sotme, ku familjarët e Orestit kanë depozituar në gjykatë garancinë prej 5 milionë lekës. Sota do të lirohet nga burgu sapo të bëhet depozitimi i parave.

Orest Sota do të paraqitet në Policinë Gjyqësore, pasi të lirohet.

Ai është arrestuar pak kohë më parë nga Policia e Elbasanit, pasi në makinë iu gjet shuma prej 863 mijë euro të padeklaruara dhe dy patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat