Dyshohet për një vjedhje në Itali, deputeti në KQZ: Kam qenë student, ngjarjen s’e mbaj mend, por…

Shqipëria

Dyshohet për një vjedhje në Itali, deputeti në KQZ: Kam qenë student, ngjarjen s’e mbaj mend, por…

Më: 3 janar 2018 Në ora: 14:37
Gledion Rehovica

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu seancën ndaj deputetit të LSI-së Gledion Rehovica, duke kërkuar materiale shtesë nga Prokuroria.

KQZ-ja tha se do të presë përgjigje deri më datë 5 janar, vetë deputeti i pranishëm në mbledhje mohoi të gjitha akuzat.

I pyetur se pse ndodhej në Itali në vitin 1999 dhe ai ishte ai autor i vjedhjes në një dyqan atje, deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica u shpreh se nuk i kujtohej mirë ngjarja, pasi kishin kaluar 20 vjet. Sidoqoftë shpreh i bindur se s’ka qenë asnjëherë i ndaluar, arrestuar apo i gjykuar në Itali.

“Kam qenë student për shkenca politike në Itali në atë kohë. Nuk e kujtoj me detaje këtë histori se po bën gati 20 vjet, por s’kam asgjë për të fshehur. S’kam pasur në asnjë moment urdhër ndalimi, arrestim apo gjykim në Itali. S’kam ndërmend të fsheh asgjë”,- u shpreh deputeti i LSI në KQZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat