Iu gjetën 863 mijë euro në makinë, çfarë po ndodh me biznesmenin Orest Sota?

Shqipëria

Iu gjetën 863 mijë euro në makinë, çfarë po ndodh me biznesmenin Orest Sota?

Më: 1 janar 2018 Në ora: 16:09
Orest Sota

Beteja gjyqësore e Orest Sotës për t’u liruar nga qelia zhvendoset në Gjykatën e Lartë.

Biznesmeni 25 vjeçar po hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” në lidhje me episodin e datës 1 nëntor 2017 në Elbasan. Ai u ndalua pasi nuk iu bind një postoblloku policie. Në mjetin që drejtonte u gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e Sotës ndaj vendimit të Apelit për Krimet e Rënda, i cili la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Syri shkruan se rekursi në fjalë do të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari Tom Ndreca. Kjo është hera e katërt që biznesmeni kërkon lirimin e tij.

Në 26 dhjetor 2016 Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda nuk lehtësoi masën e tij të sigurisë, duke refuzuar edhe garancinë pasurore të orfruar nga biznesmeni.
Në vijimësi Sota ka pretenduar se 863 mijë eurot i përkasin familjes dhe se justifikohen në burime të ligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat