Prokuroria gjurmon paratë e lobimit të Bashës në Shtetet e Bashkuara

Shqipëria

Prokuroria gjurmon paratë e lobimit të Bashës në Shtetet e Bashkuara

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 19:04
Lulzim Basha

Prokuroria e Tiranës nisi një letër-porosi drejt SHBA-së për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike. 

Mësohet se në qendër të hetimit është burimi i 625 mijë eurove që janë paguar për dy kompanitë amerikane “Biniatta Trade LP’ dhe “Stonington Strategies”.

Nga KQZ është kërkuar vënia në dispozicion e dosjes që ka paraqitur Partia Demokratike me faturat e shpenzimeve, raportin e auditimeve, si dhe tabelat e plota së bashku me kontratat që ka dorëzuar Partia Demokratike mbi fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Gjithashtu Partisë Demokratike i është kërkuar paraqitja e të dhënave të plota mbi kontratën e nënshkruar. KQZ ka deklaruar se gjithçka është publike dhe e pasqyruar në faqen në internet të këtij institucioni. E njëjta gjë është pohuar edhe nga Partia Demokratike.

Me këto para hetuesit dyshojnë se është paguar lobimi për një takim me kreut të opozitës Lulzim Basha dhe presidentit të Amerikës Donald Trump, 2 javë para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat