Babagjyshët shpërndajnë dhurata për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës

Shqipëria

Babagjyshët shpërndajnë dhurata për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 18:12
Babagjyshët

Me rastin e festave të fundvitit në Sallën e pritjes së qytetarëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u organizua një aktivitet në bashkëpunim me Shoqatën e Motoristëve "Enduro Albania", të cilët u gjendën pranë fëmijëve të punonjësve të Policisë të rënë në detyrë e për shkak të detyrës!

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu, ka falënderuar motoristët për këtë gjest human dhe shumë domethënës, duke treguar respekt për uniformën e Policisë si dhe vlerësim e nderim për punonjësit e Policisë të rënë në detyrë.

Veliu ka uruar fëmijët dhe familjarët e kolegëve të cilët fizikisht nuk ndodhen më pranë të dashurëve të tyre dhe kolegëve, por ata jetojnë përditë në kujtesën dhe mirënjohjen e thellë të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit , por edhe të mbarë komunitetit , pasi sakrifica sublime e tyre duke mbrojtur jetët me jetë, është një akt , që nuk harrohet dhe anashkalohet, por kujtohet dhe vlerësohet jo vetëm në raste eventesh , por përherë.

Më tej Drejtori i Tiranës duke bashkëbiseduar me fëmijët dhe familjarët theksoi se aktivitete të tilla duhet të zhvillojmë në vazhdimësi, me qëllim t’ju lehtësojmë sado pak dhimbjen dhe të mos ndjeheni të braktisur e të vetmuar. Dyert e Policisë janë të hapura në çdo kohë, e për çdo problem do jemi në krahun tuaj"

Familjarët kanë falënderuar Drejtorin e Policisë Ardi Veliu për mbështetjen dhe përkujdesjen e treguar si dhe shoqatën e motoristëve që ndërmori këtë iniciativë për të bërë sado pak të lumtur këta fëmijë.

Si dhe nën atmosferën festive të krijuar nga "Enduro Albania" u bë dhe shpërndarja e dhurata të shumta për fëmijët e Punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës duke shprehur kështu mirënjohje për profesionin e vështirë të Policisë, në emër të heronjve të rënë në detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat