Shqiptarët sfidojnë autoritetet britanike, bëjnë gëzuar nga burgu

Shqipëria

Shqiptarët sfidojnë autoritetet britanike, bëjnë gëzuar nga burgu

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 11:42
Shqiptarët të burgosur në Britaninë e Madhe

Shqiptarët të burgosur në Britaninë e Madhe duket se nuk “zënë” mend.

Ata sërish postojnë foto në rrjetet sociale nga darka e Krishtlindjeve brenda qelive të burgut.

"The Sun" shkruan se tre burrat janë në një qeli përpara një tryeze të mbushur me ushqime në Holme House në Stockton-on-Tees, Co Durham.

Ata e kanë shoqëruar foton me mbishkrimin: Duke i uruar të gjithë shqiptarëve Gëzuar Krishtlindjet.

Një prej tyre mendohet të jetë Ramadan Doçi, i cili është dënuar me 6 vite burg për trafik droge këtë muaj.

Shërbimi i Burgjeve tha se do të ndëshkoheshin, shkruan "Sun".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat