Denoncimi/ Veliaj terror ndaj bizneseve në Tiranë: Gjoba deri në 3 milionë ose ...

Shqipëria

Denoncimi/ Veliaj terror ndaj bizneseve në Tiranë: Gjoba deri në 3 milionë ose ...

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 20:04
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes një postimi në rrjetin social terrorin që po ushtrohet ndaj bizneseve në Tiranë nga kryebashkiaku, Erjon Veliaj. Berisha i referohet një mesazhi nga qytetari në Tiranë në lidhje me situatën e krijuar, ku bizneseve iu është lënë një letër e tillë do përballen me gjobë nga 50000 deri 300000 të reja ose do paguash gjobëmbledhësit deri në 1000€.

Komenti i postuar nga Sali Berisha

Terrori i Lal Plehut ndaj bizneseve të Tiranës! sb

“Përshëndetje! Dua të denoncoj fushatën kriminale të Bashkisë së Tiranës.

Kumbar Kryetari i Bashkisë së Tiranes ka nisur një fushatë gjobëvënie ndaj bizneseve, të cilat kanë në përdorim hapësirat publike të liçensuara po nga vet Kumbari.

Motoia e kësaj fushate është; kush nuk jep lekë në xhep do marrin gjobë. Për realizimin e këtij plani kriminal është i komanduar Skerdi Dreniva dhe Ermal Kapllani që të dy me rekorde kriminale të theksuara.

Të gjitha bizneset që ju është lënë një letër e tille do përballen me gjobë nga 50000 deri 300000 të reja ose do paguash gjobëmbledhësit deri në 1000€.

Anonim ju lutem!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat