Petrit Vasili i kthehet ish ministrit të LSI: Çdo avokati e këtij turpi…

Shqipëria

Petrit Vasili i kthehet ish ministrit të LSI: Çdo avokati e këtij turpi…

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 14:28
Petrit Vasili

Përmes një reagimi në rrjete sociale ish-ministri I LSI-së Ylli Manjani u shpreh kundër letrës së Presidentit Meta, të cilën ja kishte dërguar homologut të tij amerikan Donald Trump për votimin e Shqipërisë në OKB, duke e quajtur këtë të nxituar dhe gabim.

Por mënjeherë pas kësaj deklarate i ka ardhur përgjigja nga LSI, përmes kryetarit të grupit parlamentar Petrit Vasili, i cili ka shkruar:

“Cdo avokati e ketij turpi qe nuk zhbëhet dot eshte po aq e erret sa edhe vete arsyet e erreta te qeverise kapur per te votuar haptas kunder Amerikes”.

Reagimi i plotës:

Qeveria kunder Amerikes ne OKB, ky turp i saj nuk zhbehet.

Qeveria votoi kunder Amerikes dhe kete nuk e luan topi.

Cdo alibi e shpëlarë e qeverise vetem se e rendon kete faj historik te saj.

Asnje shqiptar nuk eshte ne krah te qeverise kur ajo voton kunder Amerikes.

Arsyet e erreta te ketij votimi antiamerikan te qeverise jane te qarta dhe qellimkëqia.

Cdo avokati e ketij turpi qe nuk zhbëhet dot eshte po aq e erret sa edhe vete arsyet e erreta te qeverise kapur per te votuar haptas kunder Amerikes.

Denoncimi i forte, pa komplekse dhe pa kompromis i ketij turpi eshte i vetmi qendrim i ndershem ne te mire te Shqiperise dhe ne dem te klikes antiamerikane qe qeveris vendin dhe te gjithe zedhenesve te saj politikë e parapolitikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat