Vdekja e Florencit, reagon për herë të parë Ambasada Franceze në Tiranë

Shqipëria

Vdekja e Florencit, reagon për herë të parë Ambasada Franceze në Tiranë

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 18:10
Florenc Beqiraj

Ambasada franceze në Tiranë, i ka shprehur ngushëllimet familjes së 23 vjeçarit shqiptar, Florenc Beqiraj, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në një spital të Marsejës.

Me anë të një mesazhi dërguar familjes së të ndjerit, ambasada franceze siguron se 23-vjeçarit do ti bëhet autopsi e plotë dhe se do të zbardhet e gjithë ngjarja.

Gjithashtu ambasada shton se, hetimet rreth kësaj tragjedie do të shkojnë deri në fund, dhe përgjegjësit do të vihen para drejtësisë.

Ndërkohë, sot me thirrjet “Për Florencin” qindra protestues marshuan nga Piramida deri në ambasadën franceze në Tiranë.

Protestuesit kërkojnë një reagim nga shteti shqiptar dhe zbardhjen e të vërtetës për atë që ndodhi me Florenc Beqirajn, shkodranin që ndërroi jetë në spitalin francez pasi u gjet i dhunuar dhe i varur.

Sipas autoriteteve franceze bëhet fjalë për një vetëvrasje, por familjarët e tij thanë se 22 vjeçari mezi priste të kthehej në shtëpi, ndërsa kishte qenë i shqetësuar se mund ta vrisnin.

Mediat franceze konfirmuan shqetësimet e Florenc Beqirajt që një natë para se të gjendej i varur kishte kërkuar të ndryshonte dhomën për shkak se i rrezikohej jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat