Basha: Rama më kërkoi takim për t’u marrë vesh për kryeprokurorin

Shqipëria

Basha: Rama më kërkoi takim për t’u marrë vesh për kryeprokurorin

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 10:04
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur për ekzistencën e marrëveshjes mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, është shprehur se ajo është shkatërruar me arsyen se ai prishi zgjedhjet e 25 qershorit.

I pyetur nëse Edi Rama i ka kërkuar për t’u takuar, kryedemokrati u shpreh se i ka kërkuar një takim për t’u marr vesh për kryeprokurorin.

“Partia Demokratike nuk mund të zgjedhë kryeprokurorin me një pazar dhe aq më pak me një njeri që interesi i vetëm është të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit”, ka thënë ai në “Opinion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat