Kryemadhi: Lali Eri ka dalë në treg, po pastron paratë e drogës

Shqipëria

Kryemadhi: Lali Eri ka dalë në treg, po pastron paratë e drogës

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 22:46
Monika Kryemadhi dhe Erion Veliaj

Gjatë mbrëmjes së sotme, Monika Kryemadhi duke folur në “Të Paekspozuarit”, lëshoi për herë të parë akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

"Lali Eri ka dal në treg për të ofruar para dhe blen këshilltarë. Kush ka ndërmend të iki le të iki, por gojën e LSI, nuk e blen dot. Le ti japi licensat e taksisë elektrike, Endri Fugën dhe Olsi Ramën, dhe të japi, leje ndërtimi për pastrim parash të drogës", u shpreh Kryemadhi.

Reagimi i Kryemadhit, vjen në një kohë kur 4 këshilltarë të LSI-së votuan për buxhetin e Bashkisë së Tiranës, një vendim ky i njëanshëm nga linja politike e LSI-së.

Nuk dihet nëse ky sulm i Kryemadhit ndaj Veliajt është një aktrim, por Tpz.al mëson se një ditë më parë, teksa Veliaj ka takuar gazetarët që mbulojnë Bashkinë e Tiranës, ka shpërthyer në të qeshura për çizmen që kryetarja e LSI-së i lëshoi kryeministrit Rama, ditën e hënë.

“Ka kërcitur çizmja tani” – është shprehur Veliaj, i cili ka lënë të kuptohet një kënaqësi për sulmin e Kryemadhit ndaj Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat