Gruaja shkon për të blerë në dyqan, ajo që i ndodh…

Shqipëria

Gruaja shkon për të blerë në dyqan, ajo që i ndodh…

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 00:36
Ilustrim

Një grua 42 vjeçe nga Tirana ka denoncuar në polici se ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën “Zef Jubani” në Tiranë. Shtetasja me inicialet B.M ishte futur në një dyqan dhe se aty ia kanë vjedhur portofolin që e kishte me vete. Pasi zonja ka kallëzuar rastin në polici, kanë nisur hetimet. Rezultoi se autor i vjedhjes është djali i pronarit të dyqanit, 14-vjeçari me inicialet F.D. Ky i fundit u shpall në kërkim nga uniformat blu.

Policia ka thënë në deklaratë për mediat se akoma nuk dihet se ku mund të jetë fshehur autori i grabitjes. Gruaja fillimisht nuk ka pasur dyshime se portofolin ia ka vjedhur djali i pronarit, por se kjo gjë është vërtetuar nga uniformat blu më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat