14 vjeçarët durrsakë shkojnë në dyqan për të vjedhur, por “peshkohen” nga punonjësit

Shqipëria

14 vjeçarët durrsakë shkojnë në dyqan për të vjedhur, por “peshkohen” nga punonjësit

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 00:02
Ilustrim

Policia e Durrësit ka referuar materialet penale në gjykatë për dy të mitur të cilët janë kapur duke vjedhur në një dyqan të qytetit.

Fjala është për dy shtetas 14 vjeçarë, të cilët pavarësisht moshës së tyre të mitur kanë hyrë në një dyqan rrobash dhe kanë vjedhur dy bluza. Fatkeqësisht për ta, njëri prej punonjësve i ka “peshkuar” me bluzat e fshehura nën trup.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit S.K dhe I.D, vjeç 14 e 14, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, në një dyqan rrobash janë kapur nga punonjësit duke marrë dy bluza. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat