Sekuestrimi i pasurive, flet për herë të parë Balili

Shqipëria

Sekuestrimi i pasurive, flet për herë të parë Balili

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 09:23
Klement Balili

Pas akuzave për marrje tenderi, vëllai i “Escobarit” të Ballkanit Klement Balili, Bashkim Balili ka folur për News24 dhe BalkanWeb duke u shprehur se do të apelojë vendimin për sekuestrimin e pasurive.

“Kam marrë tendera për të zgjeruar aktivitetin. Mora pjesë pa e ditur se kush është dhe fitova 21.4 ha. Tenderi u bë në prill, fitova e nënshkrova kontratën. Nga viti 1987 ajo tokë ishte djerrë, e papunuar. Bëra punimet por  toka gjithmonë  përmbytej. Shumë shpejt do punësohen jo me pak se 50 persona. S’kam kërkuar subvencionim sepse kishte shumë punë. Tani do kërkoj rimbursim apo ndihmë nga qeveria,” tha Balili.

Ky i fundit shprehet se është administratori dhe pronari i vetëm i shoqërisë. “Unë jam ortaku i vetëm i shoqërisë ‘Balili&Co’ . Aktiviteti i firmës është për ruajtjen e sigurisë së objekteve si dhe aktivitet në fushën e turizmit dhe bujqësisë

Nuk kam ortak as vëllezërit dhe as fëmijët në kompani. Kam 350 punonjës të regjistruar në tatime. Kam marrë pjesë në tendera konform rregullave. Ka shumë dezinformime në lidhje me aktivitetin e ‘Santa Quaranta’. ‘Santa Quaranta’ nuk është regjistruar në QKR në 2017 por në vitin 2014

Në vitin 2017 u nda aktiviteti i hotelerisë më vete. Çdo gjë është pasqyruar në ekstraktet e QKR-së. ‘Santa Quaranta’, është e ndërtuar me të ardhura të ligjshme nga Balili- Co  si dhe me kredi bankare.

Jam i hapur ndaj institucioneve e çdo individi për ballafaqim. Jam akuzuar se kam lidhur kontrata politikisht,” është shprehur Bashkim Balili.

Gjithashtu për vëllain e tij Klementin, Bashkimi thotë se do kundërshtojë këdo që kërkon të hedhë baltë mbi të. Sipas Bashkimit, kjo nuk është hera e parë që e akuzojnë Klement Balilin, pasi në vitin 2006 ka ndodhur e njëjta histori.

“Klementi është i hapur, drejtësia të bëjë punën. Nuk është vetëm Klementi i arrestuar,por gjithë familja. Prej dy vitesh jetojmë në stres dhe në ankth. Drejtësia nuk duhet të ndikohet nga media,politika. Nëse ka fakte ta dënojnë Klementin, por jo mua,” është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat