Shqipëria rast i rrallë në Evropë, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

Shqipëria

Shqipëria rast i rrallë në Evropë, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 20:51
Ilustrim

Mishi i viçit dhe i lopës zë 45.8% të prodhimit vendas të mishit në Shqipëri, thonë të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat.

Në vend të dytë ndjek mishi i derrit, që zë 33.3% të totalit të mishit të prodhuar në vend gjatë 2016-ës.

Në vend të tretë renditet mishi i shpendëve, që zë 12.5% të Prodhimit të Përgjithshëm vjetor në vend. Në vend të katërt dhe të pestë ndërkohë renditet mishi i qengjit dhe i deles si dhe ai i dhisë dhe i kecit me nga 4.1% secili.

Rezulton kështu se, Shqipëria është një ndër 5 vendet e vetme europiane ku prodhimi vendas orientohet më së shumti te mishi i lopës dhe i viçit, ndërkohë që në të gjitha vendet e tjera europiane të marra në analizë, mishi i derrit dhe i gicit është në vend të parë të padiskutueshëm.

Në total, në vendin tonë, janë prodhuar gjithsej 24 mijë tonë mish gjatë 2016-ës thonë të dhënat e fundit të Eurostat.

Në analizë janë marrë gjithsej 35 shtete europiane. Nga të dhënat rezulton gjithashtu se, vetëm 10 nga këto 35 shtete prodhon mish dhie ose keci, dhe një ndër to është edhe vendi ynë. Sa i përket prodhimit të shpendëve nga industria vendase e mishit, po të bëjmë krahasimin me vendet e tjera të Europës, rezulton se, vendi ynë është ndër performuesit më të dobët në këtë drejtim.

Në mesataren e Bashkimit Europian, mishi i shpendëve është i dytë në listë për nga prodhimi, pas atij të derrit, më pas ndjek mishi i lopës dhe i viçit, ai i deles dhe i qengjit e në fund ai i dhive dhe kecit./scan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat