Çfarë e detyroi kryeprokuroren e sapozgjedhur të shkojë me urgjencë drejt Shkodrës

Shqipëria

Çfarë e detyroi kryeprokuroren e sapozgjedhur të shkojë me urgjencë drejt Shkodrës

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 15:25
Arta Marku

Menjëherë pasi u votua dhe u betua në Kuvendin e Shqipërisë si kryeprokurore e përkohshme, Arta Marku është nisur drejt Shkodrës, qytetit ku ajo jeton me familjen e saj.

Marku ka një foshnje të vogël të sjellë në jetë pak javë më parë për të cilën duhet të kujdeset, dhe kjo mësohet se është edhe arsyeja pse ajo u nis menjëherë drejt qytetit të Shkodrës. 

Gjatë kohës që u shpall si kandidaturë për të marrë postin e prokurorit të përgjithshëm me mandat të përkohshëm, zonja Marku ishte me leje lindje. Ajo u zgjodh në këtë funksion në përfundim të mandatit të Adriatik Llallës, ndërsa seanca për votimin e saj u shoqërua me protesta jashtë Kuvendit si dhe me hedhje tymuesish nga ana e deputetëve të PD-së. 

Sipas opozitës ky është një proces antikushtetues, pasi prokurori i përgjithshëm duhet të zgjidhet me 35/ e votave, dhe se kjo duhet bërë pasi të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucion i ri i krijuar nga reforma në drejtësi. Më herët gjatë karrierës së saj Arta Marku ka drejtuar Njësinë e Specializuar Task-Forcë, e emëruar në detyrë kur drejtues i Prokurorisë ishte Ulsi Manja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat