Shfaqja e sotme në Kuvend cenon çeljen e negociatave? Rama ia lë fajin opozitës

Shqipëria

Shfaqja e sotme në Kuvend cenon çeljen e negociatave? Rama ia lë fajin opozitës

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 14:32
Situata e krijuar në Kuvend

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve nëse zgjedhja e kryeprokurores në këto kushte, me 69 vota dhe përplasje me opozitën cenon çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Me gjithë situatën e papranueshme të krijuar në Kuvend, Rama ia faturon të gjithë fajin opozitës duke u shprehur se negociatat janë një çështje tjetër.

Pyetjes: “Nga shfaqja e sotme në Parlament, mendoni se janë cenuar mundësitë për çeljen e negociatave?”, Rama iu përgjigj: “Jo nuk mendoj, por çdo shfaqje e tillë i bën dëm Shqipërisë. Çdo shfaqje e tillë u bën dëm të gjithëve ju. Sepse Shqipëria që çel negociatat është një tjetër Shqipëri…

Më herët kryeministri Rama do të shprehej: “Shfaqjen e dha opozita, por faturën e saj e merre Shqipërisë. Kur është më afër se kurrë çeljes së negociatave dhe nuk e meriton as frikën, as tymin. Bëra sa munda dhe sinqerisht nuk e di çfarë të bëj më shumë për të çelur dialogun me opozitën për zgjedhjen e Prokurorit të përkohshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat