Rama i përgjigjet Bashës: Ti je luledielli!

Shqipëria

Rama i përgjigjet Bashës: Ti je luledielli!

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 10:33
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Ndërkohë që opozita ka mbledhur mijëra njerëz në shesh për të protestuar ndaj qeverisë Rama dhe vendimit të saj për kryeprokuririn e ri, maxhoranca ka zgjedhur t’i përgjigjet ndryshe. 

Në Kuvend në çdo karrige ishte vendosur nga një bluzë më luledielli.

Bluzat janë të shoqatës “Ti je një lule dielli”, që drejtohet nga moderatorja Albana Osmani, e cila u vjen në ndihmë fëmijëve të sëmurë.

Jashtë Kuvendit opozita ka nisur protestat ku mijëra protestuest janë mbledhur nga rrethet për të protestuar kundër vendimit të maxhorancës për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat