Tensioni në protestën e opozitës, policia nis arrestimet

Shqipëria

Tensioni në protestën e opozitës, policia nis arrestimet

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 10:12
Protesta e opozitës

(E plotësuar) - Burime mediatike bëjnë të ditur se policia e kryeqytetit ka shoqëruar deri tani 5 përsna në lidhje me përplasjen me policinë para Kuvendit dhe tensionin që shoqëroi seancen ku u zgjodh Kryeprokurorja e Përkohshme.

Ndërkohë policia ka rrethuar me shirita të gjithë zonën ku ndodhi përplasja për të kërkuar objekte apo sende që mund të fajsojnë të ndaluarit.

Policia hedh gazlotsjellës

Policia ka hedhur gazlotsjellës tek protestuesit gjë që ka sjellë nisjen e përplasjes mes protestuesve dhe policisë që ndodhet aty.

Pasi policia ka hedhur gazinlotsjellës, protestuesit kanë nisur përplasjen me policinë. Aty mësohet se ka edhe të lënduar nga protestuesit.

Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë

Pas fjalës së deputetëve të opozitës para protestuesve, situata para Kuvendit është tensionuar.

Protestuesit tentojnë të hyjnë brenda oborrit të Kuvendit, duke u përplasur me policinë.

Protestuesit kanë hedhur tymuese në oborrin e Parlamentit dhe në një moment kanë çarë kordonin e parë të Policisë.

Menjëherë ka ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë rivendosur kordonin.

Situata mbetet ende e tensionuar.

Image

***

Në orën 10:00 ka nisur senaca plenare, por jashtë sallës së Parlamentit janë grumbulluar me mijëra protestues të opozitës së bashkuar, që do të ndalin zgjedhjen e njëanshme dhe antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkoshhëm.

Sipas detajeve të fundit nga Partia Demokratike, mësohet se jashtë sallës së Kuvendit, para protestuesve do të flasin me grupe deputetët demokratë. Kjo bëhet në mënyrë që të kemi një alternim të protestës brenda dhe jashtë Parlamentit.

Deputetët që komunikojne me turemne meoshte te jene

Edi Paloka, Enkelejd Alibeaj, Rudina Hajdari

Gent Strazimiri, Lorenc Luka, Jorida Tabaku

Bardh Spahia, Flamur Noka, Albana Vokshi

Aldo Bumçi, Grida Duma, Genc Pollo

Dritan Shehu, Luçiano Boçi, Izmira Ulqinaku

***

Protestuesit e opozitës nisën të grumbulloheshin para godinës së seancave plenare të Kuvendit, për t’iu përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike për të protestuar kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm.

Para se t’i drejtohej Kuvendit, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar demokrat. Mbledhja përfundoi pak para orës 10:00 dhe kreu i PD e deputetët e opozitës u nisën drejt Kuvendit.

Mësohet se Lulzim Basha do të kërkojë në seancë plenare që të hiqet nga rendi i ditës zgjedhja e kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur para Kuvendit për të shmangur incidentet e mundshme.

Mazhoranca ka paralajmëruar hedhjen në votim të tre emrave për postin e kryeprokurorit të përkohshëm. Kandidaturat janë Ferdinand Elezi, Arta Marku dhe Ermira Tafani, të vetmit që sipas Komisionit të Ligjeve plotësonin kriteret nga 7 kandidatët fillestarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat