“Lulzim Basha me tren për në Londër” reagon PD: Ja e vërteta

Shqipëria

“Lulzim Basha me tren për në Londër” reagon PD: Ja e vërteta

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 09:52
Lulzim Basha me bashkëshorten

Partia Demokratike ka reaguar pas një fotoje të publikuar nga deputeti i PS, Taulant Balla në Facebook, ku shfaqej Lulzim Basha me bashkëshorten duke udhëtuar me tren për në Londër.

Sipas PD, Balla dhe Rama fabrikojnë dhe shpërndajnë çdo dite mashtrime për Partine Demokratike. PD thotë se Basha me bashkëshorten është ne metronë Londer-Aeroport, pasi ka përfunduar një takim në Ministrinë e Jashtme britanike.

Deklarata e PD:
Disa media shperndane mbreme dhe sot nje foto te Kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha me bashkeshorten Aurela duke e paraqitur si nje udhetim me tren nga Edinburgu ne Londer.
Lajmi eshte plotesisht i pavertete. Eshte nje mashtrim, njesoj si burimi qe e ka perhapur ate, Taulant Balla. Te zhytur ne krim dhe korrupsion, Taulant Balla dhe Edi Rama fabrikojne dhe shperndajne cdo dite mashtrime per Partine Demokratike dhe kreun e saj Basha per t’u thene shqiptareve se te gjithe jane njesoj.
E verteta eshte se Kryetari Basha me bashkeshorten eshte ne metrone Londer-Aeroport, pasi zoti Basha kishte perfunduar nje takim ne Ministrine e Jashtme britanike.
Perfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mesojne shume shpejt, por sot eshte rasti te mesojne se ne aeroport nuk shkohet vetem me makine luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetareve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat