“Në kohën tënde ishte më mirë apo më keq”, ja si i përgjigjet Berisha komentuesit

Shqipëria

“Në kohën tënde ishte më mirë apo më keq”, ja si i përgjigjet Berisha komentuesit

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 08:24
Sali Berisha

Përveç kryeministrit Rama që u kthen përgjigje komentuesve në Facebook, duket se të njëjtën gjë po bën dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një status në “Facebook”, një qytetar pyet Berishën nëse në kohën kur ai ishte kryeministër ishte më mirë apo më keq se tani. Përgjigja e ish- kryeministrit ishte surprizuese, pasi nuk ka fshehur dobësitë që ishin në atë kohë, por sërish u shpreh se nuk mund të bëhet krahasim me qeverinë e Edi Ramës.

“Doktor me respekt po të pyes .Në kohën tënde ishte më mirë apo më keq ? Të gjithë kemi aq inteligjencë sa të mund të kuptojmë dhe të ndajmë , sadopak ndryshimet”, i shkruan një prej komentuesve.

“Eri pavarësisht nga dobësitë dhe të metat e mëparshme mendoj se asnjë krahasim nuk mund të bëhet me narkoshtetin e sotëm të Noriegës”, i është përgjigjur ish-kryeministri Sali Berisha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat