Balla: Vetë Lulzim Basha i ka dhënë “Santa Quaranta-n” Balilit, kam dokumenta

Shqipëria

Balla: Vetë Lulzim Basha i ka dhënë “Santa Quaranta-n” Balilit, kam dokumenta

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 15:30
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka akuzuar hapur liderin e demokratëve se është ai përgjegjësi i dhënies së truallit ku është ndërtuar hoteli i “Eskobarit të Ballkanit” në Sarandë.

Balla u shpreh nga aula e parlamentit se në kohën kur Lulzim Basha ka qenë Ministër i Brendshëm në vitin 2010, ka urdhëruar që kampi i ish punëtorëve ti dhurohej Balilit. “Lulzim Basha është një shtetas i kallëzuar, duhet t’i ndalohet largimi nga vendi…Meqenëse PD hezitoi të fliste për Balilin, i them Bashës se jeni pikërisht ju që ia kemi dhënë familjes Balili tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat