Përjashtohet Flamur Noka, Rama: Nga cili pyll ke dalë ti?

Shqipëria

Përjashtohet Flamur Noka, Rama: Nga cili pyll ke dalë ti?

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:45
Flamur Noka

Seanca e sotme e Kuvendit nuk ishte pa momentet e saj të tensionit.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkëmbeu akuza dhe fyerje me kryeministrin aktual, Edi Rama.

Berisha e quajti Ramën injorant, kurse ky e quajti llazore.

Por pikërisht etiketimi ‘llazore’ duket se ndezi gjakrat.

Deputeti demokrat, Flamur Noka iu sul foltores, duke kërkuar që të ketë ndëshkim për Ramën që përdori këtë term, që zakonisht përdoret për femrat që e lënë veten pas dore.

Por në vend të kësaj, Noka përfundoi i përjashtuar nga seanca, pasi pengoi fjalën e kryeministrit.

“Ke dy minuta që pengon fjalën e kryeministrit,” tha Ruçi.

Vetë Rama u acarua me Nokën, duke i thënë: “Nga ç’pyll e keni sjellë këtë, nga ç’pyll e keni gjetur këtë dhe e keni sjellë këtë në Tiranë. Nga ka dalë ky mo? Ishte në strofull ky mo, nga doli ky”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat