Rama ‘thumbon’ Metën: Nuk kemi kërkuar ndihma për përmbytjet

Shqipëria

Rama ‘thumbon’ Metën: Nuk kemi kërkuar ndihma për përmbytjet

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:28
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i lëshoi një ‘thumbim’ presidentit Ilir Meta, teksa po fliste në seancën e sotme.

Ai i kërkoi opozitës që të sillet me qetësi e dashuri.

“Merreni me qetësi e dashuri siç porosit presidenti ynë. Presidenti ynë i nderuar është si frymë e shpirt këtu mes jush,” tha Rama.

Komenti i tij vjen pasi Meta është bërë aktiv me qëndrimet e tij.

Edi Rama ka replikuar me demokratët në sallën e Kuvendit lidhur me ndihmat e përmbytjeve të fillimdhjetorit. Ai tha se nuk ka kërkuar ndihma nga askush, duke thënë se janë ata përgjegjës për ndërtimet pa leje.

“E ule shumë nivelin, e përmbyte komplet rrjedhën e logjikës dhe fole këtu sikur sapo zbritët së bashku nga një anije kozmike e mbërritur nga hëna. A thua nuk ishit ju këtu kur ndërtonin në mes të lumit, kur e propagandonit si mrekullia e tetë e botës. Jemi i vetmi vend thoshte Saliu që kemi ndërtuar një qytet pa leje komplet.

Ju e keni bërë këtë, ju ua dhatë njerëzve drejtimin për andej ku kurrë nuk kishin shkuar shqiptarët. Vini flisni këtu për ndihmat. Por ju ikët nga pushteti pasi hëngrët të gjitha groshët dhe gjithë orizin e rezervave të shtetit e bëtë pilaf për vete. Ju morët dhe çizmet. Po vçizmet pse i morët. Se groshët dihet ushqimi juaj i preferuar, pa pilafin nuk jetonit dot. Po çizmet çi deshët? Tani thoni çne këto ndihma?Nuk kemi kërkuar ndihma, po kemi falenderuar çdo kënd që është ofruar të na ndihmojë.

Kam thënë s’do ketë përmbytje nga dora e njeriut në qeveri, sepse kaskada e Drinit e menaxhuar me telefon e përmbyti në mënyrë të hatashme Nënshkodrën në një rast kur po të kishte pasur një menaxhim tjetër sipas gjithë rregullave, s’do ishte nevoja të derdhej gjithë uji i marrëzisë. Sa për investimet, po të mos ishin bërë ne do të kishim patur një situatë tragjike. Ato investime kanë krijuar kushtet për të qënë shumë më të mbrojtur dhe pse jam shumë dakord që do të vazhdojnë. Kurse ju nga përmbytja e Shkodrës nxorët by pass e Bunës, që tani janë ngritur të gjithë shkodranët dhe kërkojnë të ndryshojnë projektin”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat