Theu bankomatin në gjendje të dehur, arrestohet shqiptari në Greqi

Shqipëria

Theu bankomatin në gjendje të dehur, arrestohet shqiptari në Greqi

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 23:31
Pamje nga video

Një shqiptar u arrestua të martën mbrëma në Sheshin Qendror të Nea Kios në Greqi.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte në gjendje të dehur kur tentoi të vidhte para në një bankomat. I indinjuar ai filloi të bërtisë duke thyer bankomatin me gur.

Kalimtarët të cilët panë personin kanë njoftuar menjëherë policinë. Më pas ai u arrestua dhe u dërgua në stacionin e policisë në Argos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat