Rama i përgjigjet Bashës: S’ka budalla që kujton se SHBA do prokuror për të mbyllur dosje

Shqipëria

Rama i përgjigjet Bashës: S’ka budalla që kujton se SHBA do prokuror për të mbyllur dosje

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 12:19
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha në lidhje me deklarimet e ambasadori Lu, se ai vetë nuk mund ta imagjinonte dot kurrë që t’i kërkohej shkelja e kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Rama shkruan në rrjetin social se nuk ka asnjë budalla që mendon se SHBA dhe BE duan një prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosjet hetimore dhe për të shkelur Kushtetutën.

Ditën e djeshme Donald Lu i ka kërkuar palëve politike që të bashkëpunojnë për të zgjedhur një prokuror të përkohshëm dhe për t’i dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar në organin e akuzës me mbarimin e mandatit të Adriatik Llallës më 7 dhjetor.

Mbi këto deklarime është pyetur Lulzim Basha këtë të mërkurë, dhe ka thënë se ai nuk e imagjinon dot që një përfaqësues diplomatik të kërkojë shkeljën e Kushtetutës së vendit, duke i qëndruar kështu vijës së demokratëve, që zgjidhja e kësaj çështje vjen vetëm përmes Kushtetutës dhe zhbllokimit të KLP-së, organit që ligjërisht dhe sipas Kushtetutës jep emrin e kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat