Integriteti i policisë shqiptare dhe sfidat e së ardhmes (Monitorimi)

Shqipëria

Integriteti i policisë shqiptare dhe sfidat e së ardhmes (Monitorimi)

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 10:55
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)

Sa besim kanë shqiptarët tek institucioni i policisë dhe cili është integriteti i tyre për të luftuar korrupsionin, ky ishte qëllimi i monitorimit të kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal "Pulsi i Integritetit dhe Besimit në Polici në Ballkanin Perëndimor.

Projekti POINTPULSE ka për qëllim të monitorojë integritetin e policisë dhe të advokojë për zbatimin e politikave që forcojnë integritetin në organizatën e policisë.

Ndër të tjera në këtë tryezë u diskutua në lidhje me paqartësitë që lidhen me procesin e vettingut të policisë dhe Testit të Integritetit që parashikohet në ligjin për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Në monitorim është parë gjithashtu se roli mbikëqyres i Parlamentit vijon të jetë jo në nivelin e duhur dhe debatet rreth problematikave janë sipërfaqësore. Gjatë vitit 2017, mekanizmat e mbikëqyrjes parlamentare për veprimtarinë e Policisë së Shtetit janë përdorur në masë të kufizuar.

Po ashtu një çështje tjetër që nuk ka marrë vëmendjen e duhur është ajo e Policimit vullnetar të parashikuar nga Ligji për Policinë e Shtetit.

Gjatë 2017, parlamenti miratoi ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit. Në këtë ligj u fut për herë të parë një koncept i ri, ai i policimit vullnetar, që sipas ligjit ” është ofrimi vullnetar i shtetasve, në ndihmë të Policisë së Shtetit për ruajtjen e rendit, qetësisë publike, parandalimin e krimit dhe përballimin e situatave të emergjencave civile.”Deri më tani, kjo cështje nuk ka pasur vëmendjen e duhur dhe nuk ka pasur zhvillime për akte nënligjore për rregullimin e mëtejshëm të këtij koncepti. Me këtë rast, Strategjia e Rendit Publik 2015-2020 duhet ta reflektojë këtë angazhim të ri.

Rekomandime

Parlamenti

Duhet të miratohet një ligj specifik që rregullon mbikëqyrjen parlamentare e institucioneve të sigurisë.

•Komisioni për Sigurinë Kombëtare duhet të hartojë një plan vjetor për mbikëqyrjen e institucineve të sigurisë dhe të zhvillojë takime të rregullta me institucionet që mbikëqyrin punën e policisë.

•Deputetët duhet të inkurajohen dhe trajnohen që në mënyrë aktive të përdorin instrumentet e pyetjeve parlamentare, seancave dëgjimore, komisioneve hetimore ose komiteteve ad hoc dhe vizitave në institucione.

•Duhet të rriten kapacitetet e stafit mbështetës dhe anëtarëve të KSK për mbikëqyrjen e buxhetit të institucioneve të sigurisë. 

Institucionet e pavarura

•Institucionet e pavarura të mbikëqyrjes duhet të kontribuojnë në forcimin e llogaridhënies dhe mbikëqyrjes së PSH përmes hetimeve dhe inspektimeve proaktive.

•Të rritet dhe sistematizohet shkëmbimi i informacionit ndër-institucional për efikasitet më të madh të mekanizmave të mbikëqyrjes së jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat