Po sikur baza e PD të kërkojë largimin e Bashës? Ky është qëndrimi i Berishës

Shqipëria

Po sikur baza e PD të kërkojë largimin e Bashës? Ky është qëndrimi i Berishës

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 09:25
Sali Berisha

Lideri historik i PD-së Sali Berisha është pyetur se si do të vepronte, nëse baza e Partisë Demokratike do të kërkonte largimin e kryetarit Lulzim Basha.

Në një intervistë në Abcnews, Berisha është shprehur se nëse baza e PD-së do të kërkonte shkarkimin e Lulzim Bashës, atëherë ai do të qëndronte përkrah këtij vendimi.

Në lidhje me sulmet e shumta që i janë bërë Bashës nga kundërshtarët e tij, e sidomos ata demokratë që janë larguar nga listat e deputetëve prej kryedemokratit, Berisha u shpreh se ata kanë të drejtë pasi janë larguar në kundështim me statutin. Berisha u shpreh se ia ka komunikuar dhe Bashës që lista e deputetëve për zgjedhjet që lamë pas u krye në mënyrë të gabuar, por nga ana tjetër ish kryeministri ka kritikuar dhe apatinë e “kundërshtarëve”, duke shtuar se asnjëri prej tyre nuk iu drejtua forumeve për listat e zgjedhjeve të qershorit.

Pjesë nga Intervista:

Nëse do të kishte një kërkesë për largimin e kryetarit të PD-së, ju me kë do ishit?

Berisha: Nëse do ta kërkonte baza, unë jam me bazën. Tani do të tregoj diçka. Njëri prej bashkëpunëtorëve të afërt, thotë se nuk e donte Berishën, donin të shpëtonin prej tij, por problemi ishte se ai sa dilte në bazë, baza ndizej flakë prej tij. Unë gjithmonë kam qenë me bazën.

E do baza Bashën…

Berisha: Ishte një proces votimi. Të marrim edhe anën që nuk ishte një proces i rregullt. Patëm një kandidat rival, që bëri një fushatë të qytetëruar dhe reale, të civilizuar reale dhe politike. Ky kandidat e uroi fituesin. Pashë edhe problemet që kishte, ajo që ndodhi në Korçë, apo edhe të tjera probleme. Por nuk mund të mohohet se nuk pati një pjesëmarrje të gjerë. Votat u ndanë mes dy kandidatëve. Nuk gjykoj se është i frytshëm sulmimi i një procesi nga jashtë, pa marrë pjesë.

Zëra nga PD thonë se Basha po e ndan PD-në për interesat e tij…

Berisha: Kritikët e Bashës, dhe kanë të drejtë, ia kam thënë edhe Bashës që janë hequr nga lista në kundërshtim me statutin. Në këtë kontekst, këta duhet të ia adresonin forumeve të partisë. Ata nuk iu adresuan.

Të gjithë kemi ndonjë gabim, e Basha më shumë, duhet të bëjnë analiza objektive, reale. Marrëdheniet e mia janë të ngrira në 22 korrik 2013. Aty janë ngrirë. Në këtë kontekst është koha për të marrë përgjegjësitë për forumet që kemi, që forumet të funksionojnë si duhet. Statuti të funksionojë si duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat