Deklaratë e fortë e Berishës: Nëse baza kërkon largimin e Bashës unë jam dakord

Shqipëria

Deklaratë e fortë e Berishës: Nëse baza kërkon largimin e Bashës unë jam dakord

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 21:22
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë nga studioja e “ABC News” përballë gazetares Mirela Milori.

I pyetur nga gazetarja se cili do të ishte reagimi i Berishës, nëse baza e Partisë Demokratike, kërkon largimin e Bashës, Berisha u shpreh se do të ishte dakord me vendimin e bazës.

“Nëse do ta kërkonte baza, unë jam me bazën. Gjatë historisë 27-vjeçare të kësaj partie ka pasur debate gjithmonë. Nuk ka ngelur gjë që nuk është shkruajtur, por një nga historitë më të mrekullueshme është ajo e lëvizjes studentore dhe e themelimit të PD.

Njëri prej tyre do të thonte këto fjalë: bashkëpunëtorët e afërt nuk e donin Berishën, natyrisht e kundërshtonin, donim të shpëtonim prej tij, por problemi ishte ky,  që sa dilte në bazë baza ndizej flakë prej tij. Unë gjithmonë kam qenë me bazën”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat