Fëmijët jetojnë në varfëri, Avokatja e Popullit: 20% e tyre në kushte ekstreme

Shqipëria

Fëmijët jetojnë në varfëri, Avokatja e Popullit: 20% e tyre në kushte ekstreme

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 17:31
Ilustrim

Rreth 20% e fëmijëve jetojnë në varfëri-këtë theksoi në raportin vjetor Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, duke kërkuar reformim e shërbimeve sociale për të qenë më pranë të miturve që jetojnë në kushte ekstreme.

Ballanca: Fëmijët përbëjnë rreth 30% të popullatës. 20% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në kushte jo të mira, në varfëri absolute. 21.4 në zonat rurale. 49.6% e familjeve jetojnë me më shumë se 4 fëmijë. Pjesa dërmuese e fëmijëve të pyetur gjatë këtij sondazhi janë shprehur se e dëshirojnë të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë. Fëmijët që kanë entuziazmin më të madh për ta shijuar jetën nuk e shohin veten e tyre për të jetuar në këtë vend. 

Duke iu referuar raporteve të monitorimit që ka kryer ky institucion në qendrat rezidenciale dhe ditore, znj Ballanca e vë theksin në nevojën për përmirësimin e kushteve të jetesës të tyre në institucionet e përkujdesjes sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat