Ish-ministri i PD: Pse mbështes Bashën për kryeprokurorin e ri

Shqipëria

Ish-ministri i PD: Pse mbështes Bashën për kryeprokurorin e ri

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 19:29
Arben Imami

Ish-ministri i Mbrojtjes në kohën e PD-së, Arben Imami teksa ka komentuar situatën politike në vend, ku kryefjala e debatit është zgjedhja e kryeprokurorit të ri, ka mbështetur tezën e kryetarit Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në “News24”, Imami theksoi se prokurori i ri mund të jetë i përkohshëm vetëm në rastet e fatkeqësive, ku ndërron jetë apo dhe kur jep dorëheqje. Mes të tjerash ai theksoi se nuk mund të ketë dialog mes PD-së dhe maxhorancës lidhur me këtë fakt, pasi shkelet hapur Kushtetuta, ndonëse për këtë proces janë pro ambasadorët Lu dhe Vlahutin, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Unë do them një gjë, në fakt po e them për herë të parë. Po them qartazi se Kushtetuta nuk ka pushuar së vepruari sot. Kushtetua e Republikës ë Shqipërisë ka pushur së ekzistuari në momentin kur ky vend është qeverisur në një vit nga një qeveri e paligjshme, si ajo e Fatos Nanos që qeveriste me zv/ministra. Që këtu parimi kanë funksionuar së pushuari dhe kanë lëvizur sipas parimeve politike. Më këtë ezaurova mbështetjen që ka dhënë Vlahutin dhe Lu. Zgjedhjet e një prokurori të përkohshëm do kishim vetëm në rase vdekje apo dorëheqje. KLP-ja nuk mblidhet vetëm për një anëtar. Zgjidhja në këto momente është e panevojshme dhe e paarsyeshme. E kanë demonstruar dhe provuar me arsyetim të mirë zoti Xhafa dhe Sollaku. Jam i së njëjtës mendje. Në këtë pikëpamje PD ka të drejtë që nuk pranon të ulet në këtë tryezë. Nuk mund të ketë dialog për të shkelur Kushtetutën, edhe pse flasin ambasadorët Lu e Vlahutin”, tha Imami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat