Gjendja e rrugëve në Shqipëri është përmirësuar

Shqipëria

Gjendja e rrugëve në Shqipëri është përmirësuar

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 11:18
Ilustrim

Gjendja e rrugëve, sipas Ministrisë së Transportit, është përmirësuar në krahasim me një ditë më parë.

Në Tiranë, në akset e Dajtit mund të qarkullohet pa zinxhirë, përveç segmentit Qafë-Priskë – Qafë-Mollë, ku po punohet intensivisht edhe për shkak të numrit të madh të qendrave të banuara në këtë zonë.

Në Krujë, në Qafë-Shtamë dhe Sarisalltik qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin Elbasan – Qafë-Thanë është bërë pastrimi i rrugës dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave.

Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Sipas Ministrisë së Transportit situata është normlizuar në Berat, Vlorë, Gjirokastër dhe Fier.

Në Korçë, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve vijojnë punën për pastrimin e rrugëve të ngrira për shkak të temperaturave deri në minus 16 gradë.

Në Mirditë, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë në segmentet Shpal-Reps dhe Rubik-Rrëshen. Në Kukës, qarkullimi kryhet po ashtu me zinxhirë në disa akse, kurse në Tunelin e Kalimashit, aksi është i hapur, e qarkullohet pa zinxhirë.

Në Dibër dhe në Shkodër mjetet borëpastruese vijojnë punën për pastrimin e rrugëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat