Kryeprokurori i ri, Rama në samitin e Sofies bën thirrjen e fundit për Bashën

Shqipëria

Kryeprokurori i ri, Rama në samitin e Sofies bën thirrjen e fundit për Bashën

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 15:40
Edi Rama

Nga Samiti në Sofie ku ka marrë pjesë, kryeministri Edi Rama ka dhënë në prononcim për mediat shqiptare në lidhje me një çështje të nxehtë siç është ajo e zgjedhjes së kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Teksa më herët ai i bëri ftesë kreut të opozitës që të ulën për të diskutuar, Rama  theksoi edhe një herë se ‘ftesa është për një pakt kombëtar për Europën, në funksion të çeljes së negociatave si një stacion i Shqipërisë dhe jo i qeverisë vetëm dhe për ta shfrytëzuar këtë çështje të Prokurorit të përgjithshëm si një pikënisje të rëndësishme duke u nisur nga fakti se pavarësisht se ne kemi mundësinë kushtetuese të një zgjedhje me shumicë të thjeshtë, të krijojmë kushtet që të kemi një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe nga ana tjetër që opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për të çelur negociatat”.

“Unë kam për borxh të bëj deri në fund atë që më takon e sigurisht pastaj borxhet që opozita i ka vendit janë borxhe që opozita vetë duhet ti konsiderojë e ti trajtoj si të tilla”, tha Rama.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për presidencën e BE-së që do të ketë Bullgari në 6 muajt e ardhshëm, që sipas tij janë edhe vendimtare për mbështetjen ndaj vendit tonë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Së pari, është e rëndësishme që Bullgaria merr presidencën dhe në 6 muajt e ardhshëm që janë shumë vendimtar për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ne kemi presidencën bullgare dhe kryeministri bullgar është absolutisht i përfshirë dhe tërësisht i përkushtuar që të japi një shtysë të rëndësishme nga ana e presidencës së Bashkimit Europain në këtë 6 mujor një mbështetje të fortë të kandidaturës së Shqipërisë për çeljen e negociatave. Vazhdon procesi i bashkëveprimit për projektet në infrastrukturë, në energji, në infrastrukturën dixhitale si pjesë e procesit të Berlinit por dhe si pjesëmarrje gjithmonë e më intensive e vetë vendeve të Ballkanit perëndimor në ndërveprim me Bankën Botërore dhe Komisionin Europian", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat