Kryeprokurori i ri - Rama sërish ftesë Bashës: Eja të flasim shqip!

Shqipëria

Kryeprokurori i ri - Rama sërish ftesë Bashës: Eja të flasim shqip!

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 13:32
Adriatik Llalla

Anëtarët e komisionit të Ligjeve vazhdojnë me diskutime dhe debate në lidhje me procedurën që do të ndiqet për kryeprokurorin që do të zëvendësoje Adriatik Llallën, teksa ambasada e SHBA dhe BE kanë kërkuar zbatimin e ligjit, edhe kreu i qeverisë Edi Rama i ka bërë një tjetër thirrje kreut të opozitës.

“Lulzim Basha mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën”, shkruan Rama. 

Sot është edhe dita e fundit në detyrë e kryeprokurorit Llalla, i cili pritet që të zëvendësohet nga një prokuror i përkohshëm deri në momentin e ngritjes së Këshillit të Lartë të prokurorisë që do të bëjmë pas edhe zgjedhjen e kryeprokurorit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat