“Pas pilafit”! Berisha nxjerr blof kryeministrin Rama

Shqipëria

“Pas pilafit”! Berisha nxjerr blof kryeministrin Rama

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 22:27
Edi Rama dhe Sali Berisha

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur kryeministri Edi Rama është shfaqur këtë vit në ekranet e televizioneve duke thënë se kanalet kulluese dhe hidrovoret në territorin shqiptar janë pastruar, rregulluar, rinovuar apo krijuar nga e para në mënyrë që Shqipëria të mos përmbytet.

Por ashtu siç edhe e pamë, Shqipëria kësaj here u përmbyt dhe u dëmtua akoma dhe më shumë se në vitin 2015. Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto që tregojnë me të vërtetë një fenomen shqetësues. Autoritet lokale në Vlorë kanë nisur (pas përmbytjeve) të pastrojnë kanalet. Berisha ironizon kryeministrin duke i kujtuar qytetarëve të shumtat herë që Rama dilte në ekran, duke shtuar se kreu i qeverisë vjen përherë pas “pilafit”.

Si Pilati apo pas pas pilafit!

Noriega çdo dite deklaronte: Kete vit u permbytem me pak se pastruam kanalet! E verteta eshte se kete vit permbytjet ishin ne siperfaqe dhe banesa te permbytura, ne ura dhe shkolla e objekte te tjera te shkaterruar 20-100% me te medha kete vit.

Qytetari dixhital dergon fotot e pastrimit por pas permbytjeve te kanaleve ne fshatin Fitore.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij! sb

Prsh Zoti Sali Berisha tashmë bashkia Vlorë ka ndërmarrë aksion x pastrimin e kanaleve kulluese në fshatrat e Novoselës me sakte fshati Fitore me ben përshtypje fakti që duhet të ndodhin njeher përmbytje pastaj të pastrohen kanalet??? Shumë e çuditshme apo jo për mos të folur x 7 milionë euro investime gjoja x panelet e rregullimit të shtratit të lumenjve ajo çfarë kuptoj është që Shqipëria mbytet vetëm me 3 dite shi po nëse shiu do të bie gati 1 jave si I bëhet kjo punë ne u mbytemi me një pikë ujë kshu I bie???????

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat