Berisha takon Romano Prodin: Gjatë qeverisjes së Ramës investimet italiane janë zero

Shqipëria

Berisha takon Romano Prodin: Gjatë qeverisjes së Ramës investimet italiane janë zero

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 18:29
Ish- kryeministri shqiptar Sali Berisha priti në një takim ish- homologun italian Romano Prodi

Ish- kryeministri shqiptar Sali Berisha priti në një takim ish- homologun italian Romano Prodi. Berisha shkruan se në vitet 2008-2013 Shqipëria arrinte të merrte mbi 1 miliard euro investime në vit, ndërkohë që gjatë këtyre katër viteve të fundit investimet e huaja apo ato italiane janë thuajse zero.

Takim me ish kryeministrin e Italise, zotin Romano Prodi!

Te dashur miq, sot prita ne nje takim ish kryeministrin italian zotin Romano Prodi, i cili ndodhet ne vendin tone per te marre pjese ne disa aktivitete qe organizohen ne perkujtim te 20-vjetorit te misionit “Alba" ne vendin tone.

E falenderova perzemersisht ish kryeministrin Prodi, si mik i madh i Shqiperise per ndihmen, mbeshtetjen dhe miqesine qe ai personalisht, qeverite dhe populli italian i kane dhene Shqiperise gjate ketyre viteve. Ndihma e Italise ka qene tejet e rendesishme per zhvillimin e demokracise dhe te ardhmen e vendit tone. Ish kryeministri Prodi ka dhene nje kontribut te cmuar personal ne mbeshtetje te perpjekjeve integruese te Shqiperise pasi vendi yne hapi negociatat per MSA-ne ne nje kohe kur zoti Prodi ishte President i Komisionit te BE-se.

Ne takim diskutuam per progresin qe ka bere Shqiperia si dhe raportet ekonomike midis dy vendeve tona, per te cilat vleresuam se mund te jene shume here me te medha. Theksova se investimet e huaja jane jetike per vendin tone. E njoha zotin Prodi me faktin se ne vitet 2008-2013 Shqiperia arrinte te merrte mbi 1 miliard euro investime ne vit, nderkohe qe gjate ke tyre katër viteve të fundit investimet e huaja apo ato italiane jane thuajse zero. Theksova se rritja e krimit dhe e kriminalitetit si dhe korrupsionit jane arsyeja kryesore qe frenon dhe tremb investitoret e huaj te vijne dhe te investojne ne Shqiperi.

Me zotin Prodi diskutuam edhe mbi gazsjellesin TAP, te negociuar dhe firmosur gjate qeverisjes mepareshme, rendesine e tij te madhe strategjike dhe progresin e tij si dhe mbi projektet e medha energjitike te vendit tone.
Takimi ishte miqesor dhe i hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat