4 vjet burg 21-vjeçarit, përdhunoi në gjumë amerikanen

Shqipëria

4 vjet burg 21-vjeçarit, përdhunoi në gjumë amerikanen

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 09:42
Gjykata e Tiranës

Një 21 vjeçar është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës, si autori i përdhunimit të një shtetaseje amerikane.
Sipas togave të zeza, i pandehuri F. Alushi ka kryer veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, në dëm të amerikanes rreth të 40-tave, rezidente në kryeqytet. Për këtë ai duhet të vuajë tashmë një dënim me 4 vjet e 11 muaj burg.

Procedimi ndaj të riut nisi në dhjetor të vitit 2016. Ai u kallëzua nga amerikanja, e cila pretendoi se ishte zgjuar në dhomën e saj të gjumit, teksa një person po kryente marrëdhënie seksuale me të.

Nga gjykimi u provua se ditën e ngjarjes e dëmtura kishte festuar dhe konsumuar sasi alkooli në disa lokale të kryeqytetit. Për këtë shkak atë e kishte shoqëruar në shtëpi një mikeshë e saj, si dhe njëri nga kamarierët e lokaleve, i pandehuri Alushi. Kamarieri është kthyer në banesën e saj pas disa orësh.

Gjatë hetimit dhe gjykimit ai ka mohuar akuzën, por ka deklaruar se ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie me amerikanen me kërkesë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat