Përmbytja në Fier, nis verifikimi i dëmeve në terren

Shqipëria

Përmbytja në Fier, nis verifikimi i dëmeve në terren

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 11:02
Permbytjet ne Fier

Bashkia e Fierit bën me dije se ditën e sotme ka nisur puna në terren për verifikimin e dëmeve nga përmbytja.

Siç mësohet janë 5 grupe, të shpërndara në Njësitë Administrative të prekura: Frakull, Levan, Dermenas, të cilët do të shkojnë në çdo familje për të vlerësuar dëmet.

Po ashtu, bëhet e ditur, se pjesë e grupeve të verifikimit të dëmeve nga përmbytja e ndodhur si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit do të jenë edhe kryepleqtë e fshatrave.

Puna evidentuese dhe dokumentacionale do të vazhdojë me intensitet, çka do të konkretizohet brenda 5 ditësh, me të gjithë inventarin e dëmeve.

Do të jetë dita e premte, ku do të bëhet  përfundimi i llogaritjes se dëmeve.

Fieri është një ndër qytetit me të prekura nga përmbytjet ditët e fundit, ku qindra hektarë dhe dhjetëra banesa u pushtuan nga ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat