Denoncimi fortë i Strazimirit: Kush janë personat që pengojnë arrestimin e 3 ish-oficerëve të policisë

Shqipëria

Denoncimi fortë i Strazimirit: Kush janë personat që pengojnë arrestimin e 3 ish-oficerëve të policisë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 21:02
Deputeti i PD Gent Strazimiri

Deputeti i PD Gent Strazimiri këtë të hënë ka deklaruar se janë tri persona ata të cilët kanë penguar dhe pengojnë arrestimin e tri ish-punonjësve të policisë. Ai tha se këta emra janë Edi Rama, ministri Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako. Strazimiri ka reaguar, pasi Xhafaj në fjalën e vet tha se “nuk ishte përgjegjës për personat që janë në kërkim”.

“Fatmir Xhafaj ka dhënë përgjigje të njëjtë edhe për vëllanë e tij që ishte dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine, dhe heroine, në momentin që tha se nuk mbante përgjegjësi morale apo politike për të. Policia nuk po gjen dot forcën për të vënë në pranga sajmirët, fatmirët, hakinjtë e partisë”, tha ai. Strazimiri ka theksuar se fatmirët, sajmirët dhe hakinjtë nuk arrestohen për shkak se ata mbrojnë si vëllezërit dhe njëri-tjetrin, si dhe policia nuk ka forcë të arrestojë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat